‘Paratë nuk janë të rëndësishme për mua’ – Son thumbon Ronaldon e Benzeman duke refuzuar kalimin në Arabinë Saudite

Son Heung-Min duket ta ketë ngacmuar Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman me deklaratën se paratë nuk kanë rëndësi për të, në vazhdën e spekulimeve se mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Anësori i Tottenham Hotspur është lidhur me një kalim te klubet shpenzuese të Saudi Pro League, në mesin e të cilëve Al-Ittihad ka përgatitur edhe ofertë.

Klubi që e transferoi Karim Benzeman në këtë afat kalimtar thuhet të ketë qenë i gatshëm t’i ofrojë kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 30 milionë eurosh – transmeton BBC Sport.

“Kam shumë gjëra për të bërë në Ligën Premier. Për mua paratë nuk kanë rëndësi tash, ndërsa është e rëndësishme krenaria për të luajtur futboll në ligën time të preferuar”, është shprehur jugkoreani.

Klubet nga elita e futbollit saudit vazhdojnë planet për transferimin e disa prej emrave më të njohur të futbollit, të cilët janë duke i joshur me oferta ‘të parefuzueshme’.