Parashikimi i motit

Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira. Në pjesën veriore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 13 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 13 deri 21 gradë celcius.

Në Shkup moti do të jetë gati i njëjtë, me diell dhe me vranësira të vogla mesatare ndërsa temperatura maksimale do të jetë 19 gradë celsius.