Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullave nëpër luginat e vendit. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi perëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri më 10 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 17 deri më 24 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të ketë mot të qëndrueshëm. Ditën e mërkurë në pjesët jugore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.