Familja e Skender Demirit nga Amerika ndihmon shkollën e vendlindjes në Llojan të Kumanovës (Foto)

Një mbështetje financiare vjen nga familja e Skender Demirit të cilët jetojnë në Ohio të SHBA-së.
Djali Ismeti dhe vajzat Vanesa dhe Qendresa Demiri edhe pse janë të rinj në moshë por ne ide të ngritur të cilët me vetkontributin e tyre dhuruan nje donacion për shkollën fillore “Rilindja Llojan” me vlerë prej 2000$.
Donacioni së bashku me iden iu dërguan shoqatës “Llojani dhe Diaspora”, të cilët me përpikshmëri mjetet i drejtuan në bazë të nevojave të shkollës!
Faleminderit shumë nga familja e Skender Demirit të cilët asnjëher nuk e harrojnë vendlindjen e tyre.
25.10.2020
Llojan – Kumanovë