Paraburgim për gjashtë persona, është ndriçuar vrasja në Prilep

Policia e Prilepit parashtroi paraqitje penale kundër gjashtë personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “vrasje”, të kryer më datën 14 të këtij muaji në rr. “Debarca”.

“Zyra e jashtme për punë kriminalistike – SPB Prilep më 15.10.2020 parashtroi paraqitje penale kundër SH.A. (35), M.L. (39), S.K. (20), M.A. (26), XH.L. (54), S.A. (23) për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale ‘vrasje’, paraparë dhe ndëshkueshëm sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vepër penale “lëndim i rëndë trupor” sipas nenit 131 të KP-së. Më 14.10.2020 rreth orës 20:30 në rr. ‘Debarca’ në afërsi të shtëpisë së A.S., fillimisht kishte ndodhur zënkë mes S.B. dhe M.L. për shkak të ofendimeve nga M.L. ndaj gruas së S.B., pas çka u bashkangjitën edhe E.B., vëllai i S.B., si dhe të afërmit e M.L. (S.A., M.A., S.A., D.A., XH.L. dhe S.K.). Më pas, lëndime nga mjet i mprehtë ka marrë E.B. (31) dhe është dërguar në spitalin e qytetit. Më pas, vëllai i tij S.T. i ka njoftuar familjarët T.B., A.B., E.B. dhe A.B., pas çka para shtëpisë së XH.L. ka ndodhur qërim hesapesh, me ç’rast T.B. është lënduar në kokë, pas çka së shpejti ka ndërruar jetë”, informojnë nga MPB.

Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë, janë arrestuar SH.A. (35), M.L. (39), S.K. (20), M.A. (26), XH.L. (54), S.A. (23), ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake u caktoi masë paraburgimi.