Liverpool kërkon transferimin e sansacionit të Premierligës

‘The Reds’ verën e fundit kompletuan transferimin e Diego Jota nga Wolves, për 45 milionë euro.

Por, Jurgen Klopp është duke kërkuar të sjellë edhe një yll tjetër të Wolves në ‘Anfield Road’.

Mediet në Angli raportojnë se Liverpool janë të interesuar për Adama Traore.

24 vjeçari së fundi ka vendosur të përfaqësojë Spanjën në nivel ndërkombëtare.

Traore ka pasur dy sezone të jashtëzakonshme te Wolves, duke qenë një nga lojtarët më emocionues në Premierligë.

Ai në 68 paraqitje ka arritur të regjistrojë pesë gola.