Papa Françesku bën thirrje për paqe: “Lufta është çmenduri”

Papa Françesku ka thënë se konflikti në Ukrainë “nuk është një operacion ushtarak, por një luftë” dhe e quajti Ukrainën një “vend martir”.

Komentet e tij janë një qortim ndaj narrativës zyrtare ruse të shtyrë nga Kremlini, i cili këmbëngul se pushtimi i Ukrainës është një “operacion special ushtarak” i nisur për të “çmilitarizuar” Ukrainën.

Javën e kaluar Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, duke bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare dhe për të lejuar që civilët të largohen, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Papa Françesku theksoi se ka dërguar dy kardinalë në Ukrainë për të ndihmuar përpjekjet humanitare, “jo vetëm si shenjë e pranisë së Papës”, ka thënë ai, “por të gjithë njerëzve që duan të thonë “lufta është çmenduri, ju lutem ndaloni, shikoni kjo është mizori”.

Në Ukrainë po rrjedh një lumë gjaku dhe lotësh”, tha Papa.

“Nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që krijon vdekje dhe shkatërrim!”

Françesku falënderoi gjithashtu gazetarët që “rrezikuan jetën e tyre” për të raportuar për luftën.