Papa Françeskju: Jam i gatshëm të bëj gjithçka që të ndalojë lufta në Ukrainë

Vatikani është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ndërmjetësuar dhe për t’i dhënë fund krizës në Ukrainë, theksoi Papa Françesku.

Në një intervistë me të përditshmen italiane La Stampa, Papa tha se është e rëndësishme të mos dorëzohemi kur bëhet fjalë për pajtimin midis Moskës dhe Kievit.

“Por secili duhet t’i përkushtohet demilitarizimit të zemrave dhe më pas qetësimit, çarmatimit. Të gjithë ne duhet të jemi pacifistë”, tha ai.

“Ne duam paqe, jo vetëm armëpushim që mund të shërbejë vetëm për riarmatim. Paqe të vërtetë, që është fryt i dialogut”, shtoi kreu i Kishës Katolike të Romës.