Hoti s’ndalet me kritika ndaj Qeverisë për “padëgjueshmërinë” ndaj SHBA-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk po i ndal sulmet ndaj qeverisë.

Në një postim në Facebook, ai ka hedhur sërish kritika ndaj shefit të ekzekutivit për shkak të padëgjueshmërisë së tij ndaj kërkesave të SHBA-së, raporton Klankosova.tv.

Hoti thotë se ndonëse SHBA-ja ua ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend, kryeministri Kurti, “për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë”.

Madje deputeti i LDK-së ka shtuar se Kurti, “vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran”.

E në fund, Avdullah Hoti tha se krerët e Policisë, kryeministri po i dërgon te Shefi i EULEX-it për t’u koordinuar për çështje të sigurisë.

“Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për t’u koordinuar për çështje të sigurisë?!”, përfundoi Hoti.