Paolo Maldini ka rinovuar kontratën me Milanin

Paolo Maldini do të vazhdojë të jetë drejtori teknik i kampionit të Italisë, Milanit.

Maldini ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën e re me Milanin. “E lamë për minutën e fundit, por ia dolëm dhe jemi gati të planifikojmë një të ardhme me edhe më shumë fitore”.

Sipas burimeve të shumta duke përfshirë ‘Corriere della Sera’ dhe ‘MilanNews.it’, italiani kaloi disa orë në selinë e Milanit me avokatët e tij mbrëmë duke diskutuar detajet përfundimtare të kontratës që u dërgua vetëm këtë mëngjes, përcjell lajmi.net.

Më në fund ai doli në orën 22.20 me orën lokale, pra vetëm disa orë para se të përfundonin zyrtarisht kontratat e mëparshme.

“Gjithçka është e rregulluar. Ne rinovuam në minutën e fundit, por ia dolëm”, u tha Maldini gazetarëve.

“Ne jemi të lumtur që jemi këtu dhe jemi të gatshëm të planifikojmë një të ardhme me edhe më shumë fitore. Ka kohë, e nisëm pak me vonesë, por do ta rikuperojmë kohën e humbur. Jam shume i lumtur.”

Marrëveshja e tij do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2024.