Gjithçka e kryer: Richarlison së shpejti zyrtarizohet si lojtar i Tottenham

Sulmuesi brazilian, Richarlison do të jetë lojtari më i ri i Tottenham Hotspur.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano tashmë gjithçka është e kryer në lidhje me transferimin e Richarlison tek Tottenham, përcjell lajmi.net.

‘Spurs’ ka dokumente të nënshkruara ndërmjet klubeve për transferimin e brazilianit në ‘Tottenham Stadium’.

Evertoni thuhet se ka arkëtuar 60 milionë funte me shitjen e Richarlisonit.

25 vjeçari, gjithashtu do të nënshkruajë dokumentet si lojtar i ri i Spurs sonte në Brazil.

Ndërsa, testet mjekësore ai i ka përfunduar, ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga ekipi.