Arthur Melo i gatshëm të kthehet te Barcelona

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo kërkon rikthimin te Barca.

Arthur nuk duket i lumtur nën drejtimin e Maxi Allegri, andaj thuhet se mendon largimin nga Juventusi.

Sipas ‘Sport’, braziliani është i gatshëm të rikthehet te ish-ekipi i tij, Barcelona, përcjell lajmi.net.

E përditshmja spanjolle, raporton se lojtari pëlqehet nga Xavi Hernandez dhe një rikthim i tij mund të ndodhë.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një transferim i Arthuros në ‘Camp Nou’.