Panovski: Virusi ka hyrë në dhjetëra shtëpi, është vonë për masa shtesë

Pse nuk kemi mësuar nga gabimet dhe sërish jemi sjellë në një situatë jo të favorshme, pyet mikrobiologu Nikolla Panovski.

Numri i të infektuarve në Maqedoni në dy ditët e fundit është rritur ndjeshëm dhe sipas tij tani është tepër vonë për të vendosur masa të reja kufizuese.

“Dihej që kjo do të ndodhte. Unë dhe disa epidemiologë paralajmëruam. Varianti i ri omicron, kufij të hapur dhe tubime masive e festime para dhe për Vitin e Ri, dihet se çfarë do të ndodhë. Duhet të pyesni ata që pas fatkeqësisë me variantin delta, kur i lanë njerëzit të hyjnë me variantin delta nga jashtë pa testuar dhe e përhapën pas dasmave këtë verë, pse e përsëritën. Pse i përsërisin me këmbëngulje gabimet?”, ka thënë Panovski për “Fokus”.

Panovski thotë se edhe po të vendosin masa shtrënguese shtesë nga organet kompetente, do të jetë e kot.

Tashmë është tepër vonë për masa konkrete. Virusi hyri lehtësisht në Maqedoni nga jashtë dhe tani nga festimet tashmë ka hyrë në dhjetëra mijëra shtëpi dhe kompani. Certifikatat janë ngacmim i njerëzve, nuk kanë asnjë justifikim epidemiologjik, sidomos me llojin omicron. Njerëzit e vaksinuar gjithashtu infektohen dhe transmetojnë virusin.