Pandemia mbyll biznese të shumta çdo ditë

“Kjo është gjendja e Zejtarëve të Çarshisë. Problemet e tyre më së miri i pasqyrojnë edhe lokalet e mbyllura nëpër rrugët kryesore të Çarshisë së vjetër, fenomen i cili thuajse nuk ka ndodhur asnjëherë. Por, zejtarët edhe më së shumti, i brengos fakti që deri më sot, asnjë institucion shtetëror nuk është interesuar për gjendjen e tyre”.

Zejtarët ankohen se mungesa e punës për shkak të Pandemisë rrezikon ekzistencën e tyre.

Ne shumë rëndë mundemi të mbijetojmë, puna për 70-80% ka rënë tek të gjithë zejtarët që janë nëpër çarshi. // Rini nuk ka, popull nuk ka, lëvizje nuk ka nëpër Çarshi.

Asnjë nuk ka kaluar të na pyes se si i kemi punët, asnjë nuk ka pyetur a duhet me na ndihmuar, a të marrë ndonjë masë, të paktën pak të na kishin ndihmuar që këtë vit të na ndihmojë duke i mbuluar tatimet shteti. // Shumë zanate janë zhdukur, ja këtu është një që rregullon kitara dhe instrumente muzikore, aj është duke e mbyllur. // Edhe këto rrobaqepësit që kanë mbetur edhe ata janë duke u zhdukur.

Tash kur erdhëm në krizën e pandemisë, në krizën e Kovidit, kjo u bë shumë më e dukshme, po luftojmë për ekzistencë, po luftojmë të mos i mbyllim dyqanet. // Nëse nuk ndërmerr diçka pushteti, nëse diçka nuk do të ndërmarrin të Qeverisë, besoj se Çarshia ngadalë, ngadalë do të fillojë të mbyllë edhe dyqanet, se njerëzit janë në stadiumin e fundit të ekzistencës, dhe po e shoh se shumë njerëzit janë duke menduar ti mbyllin dyqanet dhe nuk munden ti mbajnë. Posaçërisht ata që paguajnë qira- deklaroi esanfi i Çarshisë.

Përveç që ka dëmtuar zejtarët në Çarshinë e vjetër të Shkupit, pandemia ka ndikuar negativisht edhe te bizneset tjera në Çarshi dhe rreth çarshisë, ku vërehen lokale të tëra të cilat jepen me qira ose që shiten.