Gashi: Të respektojmë rregullat dhe masat për të ruajtur shëndetin!

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi me një status në fejsbuk ka këshilluar qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe masat e vendosura me qëllim ruajtjen e shëndetit nga KOVID-19.
“Po shënohet rritje e numrit të të infektuarve me virusin Covid-19!
Nuk guxojmë të jemi joseriozë me mosrespektimin e masave. Të gjithë duhet t’i respektojme rregullat dhe masat e vendosura. Kujdesuni ju lutem! #MbajMaskëEdheTi”, ka shkruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. /SHENJA/