Pamje të tjera nga aksioni policor në Jarinje për targat (VIDEO)

Në mëngjesin e sotëm njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në pikën kufitare në Jarinje.

Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, por vetëm atyre me RKS.

Ata që posedojnë targat KS, nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

Veturat që hyjnë nga Serbia obligohen që t’i vendosin tabelat provuese.

Klan Kosova ka realizuar pamje nga aksioni policor në veri për targat.