Palestinesi nga Gaza arrestohet në Maqedoni

Policia e Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit të një maune “Man” në vendkalimin kufitar “Stenje”, ka zbuluar në pjesën e pasme një emigrant pa dokumente i cili është prezantuar si A.G. 33 vjeçar nga Gaza e Palestinës.

Me këtë rast është arrestuar 33 vjeçari nga Palestina, si dhe shoferi i maunës me iniciale B.SH. nga Shqipëria.