Shekerinska: Maqedonia plotëson kushtet për mekanizmin CO VAX

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinsa në konferencën e stome për shtyp nuk ka dashur të komentojë vonesat e vaksinave, por që sipas saj vendi i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara nga COVAX mekanizmi.

“E di që nga më parë se të gjitha kushtet që kërkohen nga COVAX mekanizmi si shtet tash e ca kohë i plotësojmë. Që nga fillimi i këtyre bisedave të detajuara rreth përdorimit të mekanizmit jemi renditur si shtet që i plotëson kushtet”, tha mes tjerash ministrja Shekerinsa.