Pacolli i pikëlluar për vdekjen e Cimës: Biografia e tij do jetojë gjithmonë

Pacolli është shprehur i pikëlluar për këtë ngjarje duke thënë se emri i Rasim Thaçit do të jetë i përkujtuar përgjithmonë, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Postimi i plotë i Pacollit:

Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima, na bëri të gjithëve të qeshim. Vërtetë një aktor i madh. Fizikisht ai nuk është më me ne, por biografia tij e pasur dhe emri tij i njohur do të jetojë përgjithmonë! Familjes Thaçi, miqve dhe kolegëve të tij i shprehi ngushëllimet e mia.