Familja e Rasim Thaçit tregojnë se ku dhe kur do të mbahet varrimi i aktorit

Ka ndërruar jetë sot aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima, shkruan lajmi.net.

Humoristi ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.

Familja e aktorit ka publikuar një postim në Facebook-un personal të humoristit duke tregur vendin dhe datën e varrimit.

Aktori do të varroset më 27 mars në fshatin Vukovc në orën 13:00./Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjare, miq, shok e dashamires,

Ju njohtojmë se sot, me 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaqi!

Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.