Ozil i thotë ‘Messit turk’ të mos i bashkohet gjigantit evropian

I quajtur edhe si ‘Messi turk’, Arda Guler është në radarin e disa klubeve të mëdha në Evropë.

Por, Mesut Ozil i ka kërkuar lojtarit të qëndrojë në Turqi, përkundër insistimit të gjigantëve evropianë që ta kenë në radhët e tyre – në mesin e tyre edhe Barcelona.

Sipas Mundo Deportivo, ish-ylli i Real Madridit sugjeroi që ai duhet të qëndrojë me Fenerbahce për momentin për të vazhduar zhvillimin e tij dhe të mendojë më shumë për kohën e lojës në këtë fazë të karrierës së tij.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë ka konfirmuar se katalanasit kanë hapur bisedimet në lidhje me një marrëveshje për Gulerin, ndërsa drejtori i ri sportiv i klubit Deco udhëtoi në Stamboll për diskutime.

“Ai është një lojtar shumë i ri, është e vërtetë që skautët tanë e kanë ndjekur për një kohë të gjatë dhe shumë klube të mëdha në Evropë e duan atë. Ne po flasim me Fenerbahçen”, ka zbuluar presidenti i Barcelonës.

Mirëpo, Guler po kërkon siguri nga çdo klub që i është afruar se do të ketë minutazh të mjaftueshme për të vazhduar me zhvillimin e tij.