Barcelona merr vendimin përfundimtar rreth të ardhmes së Ansu Fatit

Barcelona ka vendosur të mbajë Ansu Fatin në klub sezonin e ardhshëm. Ky duket si vendimi përfundimtar i klubit katalunas siç u konfirmua nga presidenti Joan Laporta të dielën mbrëma.

Ai ka thënë se sulmuesi i talentuar do të vazhdojë të luajë për skuadrën, ndërsa shpreson që të fitojë besimin e Xavit.

“Ansu Fati ? Le të vazhdojë këtu. Ai duhet të fitojë besimin e Xavit, Ansu mund ta bëjë këtë me talentin e tij”, ka deklaruar Laporta.

Fati performoi mjaft mirë për Barçën sezonin e kaluar pavarësisht se nuk nisi ndeshje të rëndësishme për klubin.

20-vjeçari shënoi 10 gola dhe dha katër asistime në 51 ndeshjet e tij për klubin.

Ky ishte rikthimi i tij në formën më të lartë dhe shumica e ndeshjeve të luajtura në një sezon të vetëm që kur u bë profesionist.

Javën e kaluar, Laporta konfirmoi se Barça kishte marrë oferta për të shitur Fatin, por ata vendosën të mos e pranonin asnjë prej tyre.