Osmani: Vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje me Bullgarinë, presim përgjigje ndaj propozimeve tona

Do ta vazhdojmë komunikimin me Qeverinë në Sofje dhe me vendet e tjera anëtare të BE-së për tejkalimin e dallimeve me Bullgarinë dhe për fillim të negociatave inkuadruese, deklaroi sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

I pyetur për koordinimin e ekipit qeveritar të angazhuar për eurointegrimin lidhur me hapat e ardhshëm dhe udhëzimet sipas të cilave do të vazhdojnë negociatat me Bullgarinë fqinje, Osmani tha se koordinimi me kryeministrin dhe me të gjithë faktorët në vend edhe në ditët e para të vitit, dërgohet porosia se pala maqedonase dëshiron zgjidhje dhe se për çështjen e BE-së nuk do të humbim asnjë ditë, pavarësisht nga zhgënjimi që e patëm me epilogun në dhjetor.

“Ne duhet të vazhdojmë, Dhe çdo ditë ta shohim si mundësi për tejkalimin e dallimeve dhe për të shkuar përpara në proces. E shqyrtuam kalendarin, i shqyrtuam mënyrat se si konstalacionet e reja do të ndikojnë ndaj epilogut, ajo që është e qartë dhe është dakorduar se vazhdojmë me komunikim edhe me vendet anëtare edhe me Republikën e Bullgarisë në tentim për t’i tejkaluar dallimet”, tha Osmani.

Ai pret që sot të vendoset ai komunikim dhe sa më parë të marrim përgjigje ndaj propozimeve tona.

“Tani është koha të merret përgjigje sepse është fillimi i vitit dhe sepse duhet të konfirmohen planet e aksionit në komunikimin e ministrive lineare dhe sa më shpejtë të arrijë ajo përgjigje, që mund të jetë bazë për plan të harmonizuar të aksionit me qëllim që ministritë lineare të fillojnë menjëherë me implementimin e asaj që ndodhet në planin e aksionit. Unë shpresoj se shpejtë në ditët në vijim do të ketë përgjigje ndaj atij plani të aksionit”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë në konferencën e sotme për shtyp informoi edhe se i është parashtruar kërkesë Qeverisë për hapje të përfaqësisë diplomatike konsullare në Bratisllavë, Sllovaki.

“Marrëdhëniet mes dy shteteve tona janë pozitive, po zhvillohen në dinamikë pozitive dhe ka nevojë të hapet një PDK në Bratisllavë, e cila deri më tani mbulohet nga PDK në Vjenë”, sqaroi Osmani.