Arben Taravari priti shkencëtarin me prejardhje nga Gostivari, Muhamet Alija

Gjatë ditës së sotshme prita në takim Muhamet Alija, një i ri nga Gostivari, i cili është një doktorant në Institutin për Teknologjinë e Tensionit të Lartë dhe Sistemet Elektrike të Energjisë në Universitetin Teknik Braunschweig.
Granti Erasmus + Placement i ka dhënë atij mundësinë që nuk i dha vendi ynë, për të çuar përpara projektin e tij kërkimor në Université Toulouse III – PaulSabatier.
Vendi ynë, në veçanti Gostivari ka nevojë sot për më shumë profesionistë të kualifikuar sikurse është Muhameti, prandaj i kërkova të mos largohen por të qëndrojnë në vendlindje pas studimeve për të kontribuar për vendin.
Muhamet Alija në Qendrën Kërkimore Laplace në Université Toulouse – III Paul Sabatier, si pjesë e grupit të punës ScIPRA (Shkencë dhe inxhinieri për plazmën reaktive dhe harqet) – mbikëqyrur nga Prof. Yann Cressault, kryen kërkime në fushën e fizikës plazmatike me temperaturë të ulët.