Kongresmenja e Trumpit si Isa Boletini: Në Kongres do të hy me armë në dorë!

Një kongresmene e sapo-zgjedhur është zotuar se do të mbajë armë dore gjatë mandatit të saj në Washington DC. Në një video të postuar të dielën, republikanja Lauren Boebert është shfaqur duke e mbushur armën e dorës para se të sillej nëpër qytet.

“Do ta mbajë armën time në DC dhe në Kongres,” thotë ajo në videon që deri tash është parë dy milionë herë, shkruan BBC. Por shefi i policisë së qytetit ka thënë se e ka në plan të flas me znj Boebard për rregullat strikte të mbajtjes së armës. Znj Boebert ka në pronësi një restorant të quajtur “Shooters Grill” (Grilli i qitësve) në qytetin e Rifle, të Kolorados, ku anëtarët e stafit inkurajohen të mbajnë armë.

Çështja e të drejtave të armëve pati një rol kyç në fushatën e saj në nëntorin e vitit të kaluar. “Edhe pse tash do të punojë në një prej qyteteve më liberale në Amerikë, unë refuzoj të heq dorë nga të drejtat e mia,” tha znj Boebard në një video të postuar të dielën.