Osmani: Sllovenia vazhdon të jetë zë i fortë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Slloveni.

Pas takimit me homologun e saj Borut Pahour, në një konferencë për media, Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës.

“Sllovenia ka qenë mbështetëse e Kosovës dhe popullit të saj, për më shumë se 30 vite dhe vazhdon të jetë mbështetëse në rrugën tonë euroatlantike. Sllovenia është një shembull se çfarë mund të arrijmë për progresin ekonomik dhe integrimin euroatlantik”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka theksuar se shteti slloven është edhe zë i fortë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Sllovenia vazhdon të jetë zë i fortë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe për aplikimin tonë për anëtarësim në BE”, tha Osmani.

Osmani falënderoj presidentin Pahor dhe për kontributin e tij të veçantë për Kosovën

Ajo shtoi se nga Sllovenia dëshirojnë të dërgojnë një mesazh se Kosova dhe Sllovenia qëndrojmë të bashkuar ndaj agresionit rus në Ukrainë.