Do të lirohet çmimi i derivatet të naftës në Maqedoni, thotë Bislimovski

Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski sot paralajmëroi se do të ketë zbritje të derivateve të naftës.

“Sot dizeli ulet për gjysmë denari, ndërsa benzina për një denar. Është ajo që në bursa shndërrohet në vendime”, deklaroi Bislimovski për televizionin 24.

Lidhur me modelin e ri tarifor për rrymë, Bislimovski sqaroi se ka mekanizma për t’u mbrojtur konsumatorët. Rritja për faturë prej 3.000 denarëve, pohon Bislimovski, do të ishte prej 150 deri 200 denarë.

Sipas paralajmërimit të Bislimovskit, çmimet e derivateve do të jenë si vijon:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 108,00 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 110,50 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 106,00 (denarë/litër)