Osmani: Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund t’i arrijnë (VIDEO)

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar futbollistet e reja nga klubet “Prishtina” dhe “Brezovica”.

Ajo gjatë ditës së sotme do ta përcjellë një ndeshje miqësore që do të realizohet mes këtyre dy klubeve.

Përmes një video-live në rrjetin social Facebook, Osmani u bën thirrje vajzave të Kosovës që të merren me sporte dhe me aktivitete sportive.

“Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund t’i arrijnë”, u shpreh Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Kurse Osmani i uroi suksese Kosovare Asllanit në Kupën e Botës Kosovare me Kombëtaren e Suedisë.