Avokati i serbit të akuzuar për krime lufte: Do ta thërrasim Kurtin si dëshmitar mbrojtës

Avokati i Dragisha Milenkoviqit, Dejan Vasiq, ka thënë se do ta thërrasin kryeministrin Albin Kurtin për të dëshmuar për klientin e tij.

Milenkoviqi nga Kishnica dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë në vitet 1998-99.

Kështu që Vasiq, ka kërkuar që Kurti të jetë dëshmitar mbrojtës, meqë sipas tij ka qenë bashkë me të në qeli në atë periudhë, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

“Sot prokurori special që vepron në Prishtinë ka dëgjuar Dragisha Milekoviqin si të pandehur, dhe me këtë rast, në bashkëpunim, që ka qenë i pritshëm nga fillimi, më duhet të them, se me prokurorin që vepron në këtë rast, ne kemi aranzhuar, në koordinim, dëgjimin e dëshmitarit mbrojtës special, kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka qenë i ndaluar në atë kohë, kur Dragisha po punonte në burgun e Prishtinës”, ka thënë ai.

“Nga ana e tij, ai duhet të thotë dy fjalë për besueshmërinë e të dyshuarit dhe sjelljen e tij ndaj kryeministrit aktual dhe të paraburgosurit të atëhershëm Albin Kurti, të cilit i ka bërë shoqëri gjatë qëndrimit në qeli, i ka sjellë libra për të lexuar, ka kaluar shumë kohë duke biseduar”, tha shtuar ai, raporton Danas.

Avokati pret mbështetjen e prokurorisë speciale lidhur me këtë propozim dhe bashkëpunimin e mirë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit nesër përmes zyrës së Qeverisë së Kosovës do t’i dërgojë kërkesë për këtë dëshmi, dhe që në këtë dyshimi se Milenkoviq nuk ka bërë asgjë të keqe gjatë punës në burgun e Qarkut në Prishtinë.