
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të dhënë për televizionin turk TRT, ka thënë se NATO-ja duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë.
“NATO duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë”, ka thënë Osmani për TRT.
Kujtojm se Osmani dje ka filluar vizitën e saj në Turqi me ftesë të presidentit turk, ku vizitoi edhe kompaninë e dronëve Baykar, që prodhon TB2 Bayraktars, mjetin ajror taktik pa pilot qëpërdoret nga ushtria e Ukrainës përballë ushtrisë ruse.