Osmani: Kovid-19, test për funksionimin e sistemit shëndetësorë

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani gjatë konferencës së sotme foli për ndihmën që vendi pret nga Kina. Sipas tij kjo ndihmë më se e nevojshme ëpr vendin, gjatë ditës së djeshme është nisur nga Shangai dhe ka arritur në Stamboll, nga ku së shpejti pritet të mbërrij në vendin tonë.

“Mendoj se një nga punët që do të analizohen detajisht pas kësaj krize, është se si ka funksionuar solidarizimi mes vendeve, sepse të gjitha vendet u gjetën të papërgatitura, andaj u vendos na testim sistemi shëndetësor. Është interesante se në fillim të marsit edhe BE u gjet në gjendje shoku, për shkak të Spanjës dhe Italisë. Na shqetësoi masa që vendosi BE për ndalim të eskportit të maskave dorezave etj. për vendet jashtë BE, sepse këtu ndikoheshim edhe ne. Qasje në fonde evropiane kanë vetëm vende evropiane, fati ynë ishte që morëm datë për hapje të bisedimeve, andaj u përfshimë në këtë. Sot presim donacion nga Kina, mbrëmë u nisën nga Shangani pako me më shumë se 1 mijë teste, maska dhe materiale mbrojtëse, sot kanë mbërritur na Stamboll”, deklaroi Bujar Osmani, zv. Kryeministër për Çështje Evropiane.