Osmani: Komunat mos të marrin pjesë në ngjarjet e organizuara nga Rusia me rastin e 9 majit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot deklaroi se vendi jonë dënon në mënyrë më të ashpër agresionin rus në Ukrainë dhe në bazë të këtillë, Qeveria ndërmerr masa të caktuara. Si rrjedhojë Osmani tha se i është rekomanduar komunave që të evitojnë organizimin e ngjarjeve me rastin e 9 majit.

“Dje në Qeveri sollëm edhe rekomandim deri te komunat të mos marrin pjesë në ngjarjet me rastin e 9 majit, ndërsa planifikohen nga Ambasada ruse në tre ditët e ardhshme. Qeveria u këshillon komunave, për atë se nuk mund t’i detyrojë”, deklaroi Osmani, duke shtuar se nuk ka zona gri me këtë çështje ose jeni me botën demokratike ose jeni me Rusinë, Bjellorusinë apo Korenë Veriore.

Ndryshe, nëntë Maji shënon dorëzimin e Gjermanisë naziste përballë forcave aleate – përfshirë Bashkimin e atëhershëm Sovjetik. Në këtë ditë Rusia zakonisht organizon paradë ushtarake.