Abramovich hap telashe – Chelsea përjashtohet nga Premier League nëse blerja e klubit nuk finalizohet

Chelsea rrezikon Premier League për sezonin tjetër.

Sezoni 2022/23 i Premier League mund të luhet pa skuadrën e Chelsea, e cila është duke kaluar në një krizë jashtë fushës së blertë.

Roman Abramovich raportohet se ka kërkuar borxhin prej 1.6 milion funteve dhe kjo mund të pengojë blerjen e klubit nga pronarët e rinj.

‘The Sun’ shkruan se kjo pengesë e Abramovich mund të hap telashe të papara për ‘Blutë’, përcjell lajmi.net.

Londinezët mund të përjashtohen nga Premier League nëse klubi nuk bëhet me pronarë të rinj, gjithnjë sipas këtij mediumi anglez.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët për skuadrën e Chelsea.