Sabri Fejzullahu uron qeverinë e re

Kosova ka një kryeministër të ri, Albin Kurti me 66 vota pro është zgjedhur kryeministër i Kosovës.

Pas formimit të qeverisë ndër këngëtarët e parë që kanë reaguar është Sabri Fejzullahu, i cili i uron liderit të VV-së postin e ri, dhe i kërkon atij të punojë në mënyrë të denjë.

“Urime qeverisë të kryeministrit Kurti dhe koalicionit VV-LDK.
Albin Kurti uroj ta shpiesh Kosovën dhe popullin e saj drejt demokracisë t’sinqertë, progresit ekonomik dhe një jete me dinjitet, që në shekullin 21 është e drejtë për të gjithë shqiptarët, e jo privilegj. Urime Kosovë”.