Osmani: Diskursi politik për luftë nukleare duhet të na alarmojë të gjithëve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se vetë fakti që në diskursin e përditshëm politik flitet për luftë nukleare, duhet ta alarmojë të gjithë komunitetin ndërkombëtarë, përcjell TV21. Osmani tha se se Maqedonia e Veriut nuk do të njeh rezultatet nga i ashtuquajturi referendum që po realizohet nga Rusia në territoret e okupuara të Ukrainës.

“Atë që e theksoj dhe e kam theksuar në Nju Jork, fakti që lufta nukleare ka hyrë në diskursin e përditshëm të politikës, kjo është e rrezikshme në vetvete, pasi vetëm përmendja në këmbimet ditore të qëndrimeve politike në luftë nukleare është tejkalim i një barriere psikologjike që nuk ka qenë e mundur të kapërcehet në dekadat e fundit, dhe kjo na vendos një hap më afër në një mundësi të tillë dhe kuptohet duhet të na alarmojë të gjithëve”, tha mes tjerash Osmani./tv21.tv