Abazoviq thotë se ka pasur bisedë inspiruese me Sorosin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me miliarderin George Soros.

Vetë Abazoviq ka shkruar në Twitter për takimin me Sorosin, duke thënë se “kanë pasur bisedë inspiruese”.

Ai tha se kanë folur për iniciativa që çojnë kah paqja dhe zhvillimi ekonomik në Ballkan.

Soros është themelues i Fondacionit për Shoqëri të Hapur.