Angel Di Maria dhe Nicolo Zaniolo janë në radarin e Juventusit, mirëpo bardhezinjtë do ta zgjedhin vetëm njërin – njofton Tuttosport.
Zonja e Vjetër duhet ta zëvendësojë Paulo Dybalan dhe ndoshta edhe Federico Bernardeschin, të cilëve u skadojnë kontratat në Allianz Stadium.
Di Maria dhe Zaniolo janë në mesin e shënjestrave të Bianconerëve, por ata do ta zgjedhin vetëm njërin prej tyre.
(Fotomontazh: Goal)
Në letër, Juve do t’i jepte prioritet yllit të Romës, megjithatë shuma që kërkojnë Giallorossët për të ua vështirëson punët bardhezinjve.
Për këtë arsye, klubi italian është duke e shqyrtuar opsionin e nënshkrimit Di Marias, i cili do të jetë lojtar i lirë nga korriku dhe mund të luajë edhe si anësor edhe si mesfushor ofensiv.