Interi identifikon Dani Ceballos si rezervë për Brozovicin

Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, është në mesin e shënjestrave kryesore të Interit për sezonin 2022/2023.

Nerazzurrët janë të interesuar që të kenë lojtar rezervë për Marcelo Brozovicin, duke qenë se e kanë pasur të vështirë lojën në mungesë të tij.

29-vjeçari ka munguar vetëm në tri ndeshje këtë edicion në Serie A, ndërsa zikaltrit kanë grumbulluar vetëm dy pikë nga nëntë të mundshmet.

Për këtë arsye, një prej prioriteteve të Interit është që të gjejë një zëvendësues të vlefshëm për sezonin e ardhshëm.

(Foto: Instagram/danifuli10)

Stefano Sensi pritet të kthehet nga huazimi prej Sampdorias, mirëpo Simone Inzaghi dëshiron një lojtar tjetër për mesin e fushës.

Sipas Tuttosport, Dani Ceballos është prioritet i Interit. Ai po tundohet nga ideja për t’u kthyer te Real Betisi, mirëpo derisa klubi italian është në garë, ashtu që 25-vjeçari po e shqyrton si mundësi.

Spanjolli, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, mund të luajë edhe në pozitat e Nicolo Barellas apo Hakan Calhanoglut kur të jetë nevoja.