Orët e koalicionit, Vjosa Osmani ka një porosi me fjalët e Jusuf Gërvallës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me gjasë kryetarja e re e Kuvendit, Vjosa Osmani përmes në statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar një porosi duke cituar fjalët e Jusuf Gërvallës.

““Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.
Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

-Jusuf Gërvalla-“, ka shkruar Vjosa Osmani.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë bashkë qeverinë e re të vendit.

Partia që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe ajo e cila e zuri vendin e dytë, pritet që nesër, e diel, të nënshkruajnë marrëveshje për formimin e një koalicioni qeverisës.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje veç e kanë konfirmuar se të hënën do të formohet qeveria e Kurtit