Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për anësorin e Leeds United, Raphinha.
Lojtari është në “radarin” e tri skuadrave, me brazilianin që ende nuk ka vendosur se ku saktësisht do të jetë destinacioni i ardhshëm i tij, transmeton lajmi.net.
Lojtari po e dëshiron një kalim te Barcelona, por “blaugranat” nuk po e ofrojnë shumën e kërkuar të parave.
Në anën tjetër, propozimi 60 milionësh i Arsenalit u refuzua direkt.
Leeds u dakorua që ta shesë lojtarin te Chelsea, por transferimi varet nga dëshira e lojtarit.