Dalin inçizimet: Ramos i kërkoi ndihmë presidentit të La Ligas për “Topin e Artë”

Fabio Canavaro është njëri ndër mbrojtësit e rrallë që e fitoi “Topin e Artë” në vitin 2006.

Një trend i tillë mund të përsëritej 14 vite më vonë, 2020, sikur lutjet e Sergio Ramos në drejtim të presidentit të La Ligas të ktheheshin në realitet.

Veterani spanjoll e pa veten të denjë për një çmim të tillë pasi e fitoi La Ligan me Real Madridin në atë kohë, transmeton lajmi.net.

36-vjeçari nuk ngurroi dhe menjëherë iu drejtua të parit të futbollit spanjoll.

“Nuk të kam kërkuar asnjëherë asnjë favor. Këtë herë po kërkoj që t’i vësh në përdorim kontaktet e tua për këtë gjë”, mësohet t’i ketë thënë Ramos Rubialesit.

“Do të isha shumë falënderues gjatë gjithë jetës sime nëse do më ndihmoje ta fitoja Topin e Artë këtë vit”, shtoi tutje mbrojtësi aktual i PSG.

Siç dihet, atë sezon “Topi i Artë” nuk iu dha askujt për shkak të situatës pandemike.