Ora policore, Qeveria zbardh detajet

Në seancën e Qeverisë është miratuar vendimi për ndalesën e lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve të transportit publik në territorin e RMV-së, gjatë periudhës nga ora 22.00 deri ora 05.00 të mëngjesit, duke filluar nga 10 Marsi 2021 ( E Mërkurë ) deri më 22 Mars 2021 ( E Hënë ).

Vendimi për kufizimin e lëvizjes nuk vlen për udhëtarët që vijnë apo shkojnë drejt aeroporteve ndërkombëtare, ku gjatë orës policore si leje lëvizjeje do t`u pranohen biletat e aeroplanit. Ky përjashtim vlen edhe për udhëtarët në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve.

Për transportuesit dhe personat që bëjnë transportin e mallrave gjatë orës policore, si leje pranohet urdhër-udhëtimi, derisa transportuesit që tranzitojnë kanë për obligim që për tri orë ta lëshojnë vendin nga një vendkalim kufitar në tjetrin.

Shërbimet kompetente të vendkalimeve kufitare do t`i lëshojnë udhëtarët që me automjete personale janë larguar nga vendi para vendosjes së orës policore, ku do të zbatohet masa aktive për test të detyrueshëm PCR për ata që vijnë nga ato vende ku procedura është e detyrueshme.

Me konkluzion të seancës së Qeverisë, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë është ngarkuar të publikojë komunikatë ku I njofton qytetarët dhe operatorët ekonomik se ripërtrihet afati I leje tashmë të lëshuara gjatë vendimeve paraprake për ndalesë të lëvizjes.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do t`i rilëshojë vendimet për lëvizje të lirë për ata që ndërkohë kanë humbur lejet si dhe për ata që kanë kërkesa plotësuese për leje të lëvizjes në bazë të dëshmisë për domosdoshmërinë e kërkesës.

Përjashtime për ndalesën do të ketë edhe për të gjithë qytetarët që gjatë orës policore kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor, të cilët këtë duhet ta paraqesin në numrin 192 në telefonin e MPB-së.

Për përjashtime plotësuese lidhur me ndalesën e lëvizjes dhe regjimit të posacëm të lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve, nëse ka nevojë do t`i konstatojë Shtabi Kryesor Koordinativ I Krizës për sigurimin e koordinimit të plotë lidhur me parandalimin dhe përhapjen e COVID-19, në bashkëpunim me administratën shtetërore.

Me këtë vendim të Qeverisë, përfshihen të gjithë personat fizik të vendit dhe të huaj, udhëtarë nga vendet e kontinentit të Afrikës që hyjnë përmes vendkalimeve kufitare në territorin e RMV-së, në mënyrë të obligueshme dërgohen në karantinim 14 ditor shtëpiak.

Për të gjitha udhëtimet grupore apo individuale, udhëtarët nga vendet e kontinentit të Afrikës që tranzitojnë në territorin e RMV-së, në mënyrë të obligueshme do të duhet të nënshkruhet Deklarata për tranzitim. /KlanMacedonia