Taravari: S’ka nevojë për orë policore, Qeveria e Zaevit kopjon vendimet e Beogradit (Video)

Kryetari i Gostivarit, njëherësh Sekretar i Përgjishëm i ASH-së, Arben Taravari, e quan të gabuar vendimin e Qeverisë për aplikimin e orës policore prej ditës së mërkurë nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Taravari tha se Komisioni për Sëmundje Infektive dhe Qeveria e Shkupit kopjojnë vendimet e autoriteteve serbe pa mbajtur llogari për situatën shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.

“Mendimi im është absolutisht jo, d.m.th çdo herë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoni merret me vendime që janë të vonshme. Qëllimi i këtij komisioni është që të prevenojë që të mos paraqitet vala e dytë apo e tretë, këtu do të ishte filozifia e veprimit të një Komisioni për Sëmundje Infektive, por e shifni komisioni ynë në Maqedoni së bashku me Ministrinë e Shendëtësisë i kopjojnë konferencat që mbahen në Beograd, në Serbi. D.mth. Nëse e keni ndjekur pardje qendrimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në Serbi ishte i njejti vendim që dje e solli Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni. Kopjim! Pra ne varemi nga vendimet në Serbi që aspak nuk korespondon me ngjarjet që zhvillohen në Maqedoni. Tashmë mund të themi se në RMV janë infektuar mbi 1 milion banorë dhe mendohet se jemi duke ndërtuar një imunitet kolektiv. Autoritetet tona në vend se të sigurojnë vaksina ato merren me orën policore dhe nonsensi më i madh është se ora policore caktohet pas orës 22 deri në ora 5 të mëngjesit. Ku është logjika këtu kur shumica e njerëzve nuk lëvizin pas asaj ore pasi që kafiteritë dhe lokalet tjera punojnë deri në ora 21;00. Imagjinoni i lejojnë të hapura bastoret deri në ora 24;00. Unë u kisha sugjeruar autoriteteve shëndetësore që të sigurojnë vaksinat dhe mos të merren me orën policore sepse numrat në Maqedoni nuk tregojnë se ka nevojë për orë policore. Mund të caktohen kufizime tjera apo tu përmbahen rregullat që i rekomandn Komisioni për Sëmundje Infektive, por assesi nuk duhet të diskutohet për orën policore”, tha Taravari.

Ai, foli edhe për zvarritjen e procesit të imunizimit të qytetarëve dhe tha se ngecjet në këtë drejtim janë pasojë e paaftësisë së autoriteteve të Shkupit.

“Ka ngecje sepse kjo është Qeveria më e paaftë në rajon. Nëse i shikoni vendet e rajonit, në Serbi tashmë janë vaksinuar 1.5 milion banorë, në Kroaci 250 mijë, në Slloveni 150 mijë, në Greqi 900 mijë, në Shqipëri rreth 9 mijë…kurse në Maqedoni deri para disa ditësh ishte rreth 2 mijë të vaksinuar”, u shpreh Taravari./Gazeta LAJM