Ora policore gjatë kësaj fundjave prej orës 19 deri në orën 5

Për dallim nga fundjava paraprake, qytetarët këtë fundjavë do ta kalojnë me liri më të madhe të lëvizjes. Ora policore sot dhe nesër për të gjithë qytetarët fillon prej orës 19 në mbrëmje, ndërsa do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit.

Sipas vendimit të Qeverisë, të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeçare sot dhe nesër do të mund të lëvizin prej orës 13 deri në orën 19.

Qytetarët e moshuar mbi 67 vjeç, do të mund të lëvizin prej orës 5 deri në orën 12.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se prej të hënës ka mundësi për lehtësimin e masave. Megjithatë, për këtë më konkretisht do të vendoset sot në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Shtabit Qendror të Qeverisë.

Pas mbledhjes konkretisht do të dimensionohen masat, dhe do të dihet se cilat subjekte do të mund të hapen të parat.

Autoshkollat dhe të gjithë ata të cilët organizojnë edukime ose kurse do të ishin të parët të cilët do të fillojnë me punë.