Opozita shqiptare, e pavendosur rreth mbështetjes së Ligjit të Prokurorisë

“Nuk e di prej nga këto konstatimet e LSDM-së se do të mund të sigurohen 80 vota, së paku për këtë ofertë dhe propozim/ligj. Ky është version i tretë që sillet në Kuvend. Gjithsesi ne e dimë se ky ligj është një çështje mjaftë e rëndësishme në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe ashtu si kemi thënë, jemi të hapur për bisedime për ta përmirësuar tekstin e ligjit”, deklaroi Syrija Rashidi, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

“Kuptohet ne e shqyrtojmë propozim/ligjin por duke pasur parasysh se premtimet të cilat kryeministri dhe Qeveria e kaluar nuk i mbajti, në varësi nga iniciativat që do t’i ndërmarrë kryeministri por edhe varësisht nga propozim/ligji të cilin do ta kemi në debat, do të marrim vendimet në vendin e duhur”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA.

Alsat