Olti Curri ‘ironizon’ keq me dashurinë e Enxhit për Dagz-in

Ata po kalojnë shumë momente të bukura, ku edhe puthjet nuk po mungojnë, shkruan lajmi.net.

 

Por ka shumë nga ata persona që po dyshojnë në vërtetësinë e Einxhelit.

Shumë nga banorët dhe përtej asaj po mendojnë se e gjitha është një lojë.

Mbrëmë ajo dha një sqarim ku shpjegoi se ajo po e ka të vështirë të ‘çlirohet’ para kamerave sepse ajo jetën e saj mundohet ta mbajë private, por që është një lojë.

E Olti Curri që nuk po largohet një çast të vetëm nga ekrani duke përcjellur BBV-në ka ‘ironizuar’ me Einxhelin.

Sipas tij ai nuk e beson fare marrëdhënien e saj dhe se e gjitha është një lojë.

‘Unë besoj tek dashuria e Einxhell për Dj Dagz, aq sa besoj te metoda për të mësuar japonisht me kufje duke fjetur’, ka shkruar Curri në storjen e tij.

Dagz dhe Einxhel po shkëmbejnë shumë puthje mes vete dhe si duket po e ‘shijojnë’ marrëdhënien e tyre./Lajmi.net/