OKB: Për një muaj luftë, 6.5 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre

A woman with two children and carrying bags walk on a street to leave Ukraine after crossing the Slovak-Ukrainian border in Ubla, eastern Slovakia, close to the Ukrainian city of Welykyj Beresnyj, on February 25, 2022, following Russia's invasion of the Ukraine. - Ukrainian citizens have started to flee the conflict in their country one day after Russia launched a military attack on neighbouring Ukraine. (Photo by PETER LAZAR / AFP)

Organizata e Kombeve të Bashkuara bën të ditur se 3.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushimi i Rusisë që nisi një muaj më parë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, thotë se 3 milionë e 725 mijë e 806 ukrainas ishin larguar nga vendi – një rritje prej 50 mijë e 854 persona nga shifra e një dite më parë, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 90 përqind e tyre janë gra dhe fëmijë, thuhet në njoftim.

Nga ata që janë larguar, 2.2 milionë kanë ikur për në Poloninë fqinje ndërsa më shumë se gjysmë milioni kanë shkuar në Rumani dhe rreth 20 mijë kanë shkuar në Rusi.

Para fillimit të krizës një muaj më parë, Polonia anëtare e BE-së ishte shtëpia e rreth 1.5 milion ukrainasëve.

Në total, më shumë se 10 milionë njerëz ose mbi një e katërta e popullsisë në rajonet nën kontrollin e qeverisë përpara pushtimit të 24 shkurtit tani mendohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë afro 6.5 milionë të cilët janë të zhvendosur brenda vendit.

Sipas OKB-së kriza e refugjatëve në Ukrainë është më e keqja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërsa largimi bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe kur kushtet e jetesës në vendin e tyre për ukrainasët po përkeqësohen, UNHCR-ja llogariti se që nga e marta numri i largimit çdo ditë ka rënë nën 100 mijë.