OKB-ja thotë se mbi njëmijë civilë janë vrarë në Ukrainë

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se ka konfirmuar se të paktën 1,081 civilë janë vrarë në Ukrainë qëkur Rusia filloi ofensivën e saj.

Në përditësimin e fundit mbi viktimat, OHCHR tha gjithashtu se 1,707 njerëz ishin plagosur nga sulmet ruse, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se monitoruesit e të drejtave të njeriut në OKB po punojnë për të verifikuar raportet për vdekje të tjera në vendet e përleshjeve intensive në rajonet e Sumy, Kharkiv dhe Donetsk, ku ndodhet qyteti i Mariupol.