OKB kërkon lirimin e emigrantëve dhe refugjatëve nga burgjet

Organizata e Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar gjatë pandemisë me koronavirusin e ri t’i ,mbrojë emigrantët, refugjatët dhe apatridët dhe urgjentisht t’i lirojë nga burgu emigrantët dhe refugjatët.

Organizatat e KB-së, Komisariati për të drejta të njeriut (UNHCR), Organizata ndërkombëtare për emigracion (IOM) dhe Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) në kumtesë të përbashkët e paralajmëruan komunitetin ndërkombëtar se emigrantët, refugjatët dhe apatridët janë grup i rrezikuar gjatë pandemisë me Kovid-19.

Ata paralajmëruan se emigrantët dhe refugjatët jetojnë në kampe dhe qendra kolektive ku mungojnë mbrojtja themelore shëndetësore dhe kushtet higjienike.

Në kumtesën e përbashkët ceket se popullata e rrezikuar duhet të ketë qasje të njejtë drejt testeve dhe mjekimi nga koronavirusi i ri.

“Posaçërisht është shqetësuese situata me refugjatët dhe emigrantët të cilët janë në paraburgim zyrtar dhe jozyrtar dhe qëndrojnë në objekte të stërmbushura dhe joadekuate. Për shkak të rrezikut të vdekshmërisë nga koronavirusi ata persona urgjentisht duhet të lirohen, pa kurfarë shtyrje”, ceket në kumtesë.

Të gjitha vendeve u është dërguar thirrje të respektohen të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe refugjatëve dhe të mos i deportojnë gjatë pandemisë, por t’u sigurojnë kontroll shëndetësor.