Pacientja 101 vjeçare e mund koronavirusin

Holandezja e moshës 101 vjeçe, e cila para 10 ditëve u diagnostikua me koronavirus, ka mposhtur sëmundjen! Gjyshja, emri i së cilës nuk është bërë publik, është pranuar në spitalin e Roterdamit më vështirësi në frymëmarrje. Testet kanë treguar se është pozitive në Kovid-19 dhe e kanë mbajtur në repartin për sëmundje infektive.

Edhe pse shumica kishin frikë për jetën e saj, ajo e mposhti sëmundjen dhe plotësisht është shëruar.